Dy orë pritje në Merdare për të dalë nga Kosova

10 janar 2020 | 22:52

Kolona të gjata janë formuar sonte në pikën kufitare në Merdare.

Në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, pritjet për të dalë nga Kosova shkojnë në dy orë, ndërsa kolona arrin në 500 metra. Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitarë, për të dal nga Kosova, në Merdare pritet deri në 120 minuta.

Në vendkalimet tjera kufitare gjendja është e mirë, pritjet më të gjata arrijnë deri në 10 minuta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar Armend Muja, ka thënë se disa vendime të…