Dy pacientë të hemodializës infektohen me Covid-19

03 maj 2020 | 08:26

Mbrëmë nga IKShPK-ja janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë, dy prej të cilëve janë nga Komuna e Rahovecit.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, ka njoftuar se dy personat që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus janë pacientë të hemodializës.

“Po ju njoftoj se dy të infektuarit me COVID-19 janë pacientë në hemodializë nga qyteti i Rahovecit. Tashmë të gjithë pacientët në hemodializë janë testuar. Gjithashtu, infermierja nga Kramaviku, e cila ka punuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë, përsëri ka rezultuar negativ dhe tashmë është e shëruar nga COVID-19”, ka shkruar ai.

Po ashtu, Latifi ka njoftuar se është shëruar plotësisht infermierja e cila ka punuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë.

“Gjithashtu, infermierja nga Kramaviku, e cila ka punuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë, përsëri ka rezultuar negativ dhe tashmë është e shëruar nga COVID-19”, ka përfunduar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se gjatë 24…