Dy ‘pëllumba’ të paqes që simbolizonin fisnikëri në ‘Bajram Currin’ e trazuar gjatë luftës në Kosovë

07 qershor 2021 | 21:30

Ky burrë dhe kjo nënëloke janë Muharrem dhe Ruke Gaxherri nga Juniku.

Gjatë kohës së luftës në Kosovë ishin larguar nga vendëlindja e tyre me shumë burra e gra, pleq e plaka e fëmijë për t’u vendosur në Tropojë.

Familja Gaxherri kishin gjetur strehim në qytetin e “Bajram Currit”, si shumë junikas tjerë.

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Besnik Kada gjatë muajit qershor të vitit 1998 në afërsi të Hotel “Kosova” ua kishte bërë këtë fotografi plakut, axhës Muharrem dhe bashkëshortes së tij nënës Rukë.

Ky çift bashkëshortor paskan ndërruar jetë para nëntë vitesh, me dhimbje në shpirt, sepse gjatë luftës njëri nga djemt e tyre qenka vrarë në masakrën e Mejës më 27 prill 1999.

Këtë informatë, autorit të postimit dhe fotografisë ia paska komunikuar djali tjetër i familjes Gaxheri, Samiu, i cili jeton në Gjermani.

Postimi i plotë i ish-ushtarit të UÇK-së, Besnik Kada në “Facebook”:

Tè larguar me dhunè nga vendlindja e tyre Juniku dhe tè vendosur nè Malèsi tè Gjakovès# ‘Bajram Curr’ ishin çifti mè mbresèlenès qè i takonim rrugès qè mundoheshin te mundnin vuajtjet shpirtèrore pas largimit nga vatrat e tyre , ata çdo ditè po ecnin pasditève tè zymta tè qershorit nè rrugicat e qytezès kryeqendèr e Malèsisè.

Photo qè unè e vlerèsoj epike pèr medalje ? nga arkivi im: Besnik Kada, qershor 1998!

———————————————-

P.S: Pas kètij postimi, mu lajmèrua djali i kètyre dy prindèrve tè mrekullueshèm, Sami Gaxherri nga Juniku i cili poashtu mè emocionoj pèr dy fakte qè nuk i dija qè nga viti 1998, mi dèrgoj emrat e prindèrve tè tij qè unè i kisha humbur nè njè rast bashkè me disa dorèshkrime, emrat e personazheve hyjnore nè foto janè, Muharrem dhe Ruke Gaxherri, lajmi tjetèr qè mè preku ishte se ata qè 9 vite nuk jetojnè ma nè mesin tonè, pasi qè e kishin vuajtur shumè vrasjen e djalit tè tyre Brahimit nè masakrèn e Mejès nè Prill tè vitit 1999 dhe sipas rrèfimit tè Samiut, prindèrit humbjen e djalit Brahimit nuk po mblidhnin forcè ta tejkalonin!

Dritè paçin e pushofshin nè paqe pranè birit tè tyre nè amshim, gjaku i tè cilit dhe mijèra e mijèra tè rènève pèr Liri u bè Dritè pèr Kosovè!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe njëherësh…