Dy pensionistët krijojnë kopshtin magjik
20 tetor 2019
| 13:16
Dy pensionistë kanë krijuar një kopsht tepër të veçantë, me ngjyra vjeshte, me rreth 16 mijë euro investim. Meri dhe Toni Njuton, të dy 71 vjeç, kanë punuar për 37 vjet për ta transformuar kopshtin para shtëpisë. Këtë vit e kanë bërë të ndizet me ngjyra vjeshte me 120 panja japoneze, 450 lule të ndryshme. Kopshti i tyre është shpallur më i bukuri në Britani dhe ka marrë emrin “Katër stinët”, pasi pamja i qëndron tërheqëse gjatë gjithë vitit.