Dy përballje interesante në elitë
Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 19 në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.
Të shtunën do të përballen rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës, Bashkimi dhe Trepça. Takimi do të zhvillohet në Rahovec, pasi palestra në Prizren po ka probleme me ngrohje. Prizrenasit kanë tetë fitore e dhjetë humbje, ndërsa mitrovicasit 12 fitore e gjashtë humbje. Takim shumë interesant pritet në mes të Sigal Prishtinës dhe Rahovecit.
Bardhekaltrit kanë nëntë fitore dhe nëntë humbje, kurse rahovecasit pesë fitore e 11 humbje. Rëndësia e përballjes bën që takimi të jetë shumë rivalizues. Ndeshja e fundit është në mes të Dritës dhe Golden Eagle Yllit, sfidë që zhvillohet në Therandë.
Gjilanasit ndodhen në vendin e fundit me 18 humbje, në po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme në fitore në elitë pa fitore, kurse therandasit janë në vendin e parë me 14 fitore e katër humbje. Për ndeshjen Peja – Prizreni 16 do të regjistrohet rezultati nga Liga Unike.
Superliga – Java 19
Të shtunën takohen:
19:00 Bashkimi – Trepça
Të dielën takohen:
17:00 Sigal Prishtina – Rahoveci
19:00 Drita – Golden Eagle Ylli
Peja – Prizreni 16 (Rezultati nga Liga Unike)