Dy persona bien në bunar në Mallakastër, vdes njëri prej tyre

10 korrik 2022 | 14:16

Një 33-vjeçar dhe 38-vjeçar kanë rënë në një bunar mesditën e sotme në fshatin Lofkënd të Mallakastrës, derisa njëri prej tyre ka vdekur.

Policia dhe forcat zjarrfikëse i kanë nxjerrë të dy personat nga bunari, por 38-vjeçari nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.

Personi tjetër ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore, derisa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Sot, rreth orës 11:40, në fshatin Lofkënd, duke pastruar në një pus uji kanë rënë shtetasit B. B., 33 vjeç dhe B. V., 38 vjeç. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerrjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete, dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia. /TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vite më parë, Ledri Vula dhe Dua Lipa kanë pasur…