Dy persona me koronavirus në turmën e njerëzve në kufirin Kosovë-Maqedoni
14 mars 2020
| 14:40
Një qytetar i Kosovës nga qyteti i Vushtrrisë, lexues i gazetës “Epoka e re”, ka njoftuar redaksinë tonë se deri më tani në kufirin Kosovë-Maqedoni dy persona kanë rezultuar me virusin COVID-19. Sipas tij, njëri është maqedonas e për nacionalitetin e tjetrit ende nuk dihet.
“Dy vetë kanë rezultuar me virus deri më tani krejt ditën. Për njërin e pashë se ishte i Maqedonisë, për tjetrin nuk e di”, tha ai për “Epokën e re”.
Ky qytetar ka thënë se në radhë të gjata e me orë të tëra janë duke pritur në këtë kufi, përderisa thotë se rrezikohen të sëmuren edhe shumë persona të tjerë.
Qytetari po kërkon që patrulla e policisë në kufirin Kosovë-Maqedoni t’i përshpejtojë procedurat e kontrollimit të personave që do ta kalojnë kufirin./Epoka e re/