Dy persona sulmojnë dy policë në Skenderaj, njëri dërgohet në spital
Dy persona kanë kanosur dy zyrtarë policorë në Skenderaj pas kërkimit të dokumenteve qarkullimit të veturës dhe atyre personale. Ata kanë refuzuar dhënien e dokumenteve dhe kanë penguar arrestimin e njërit prej tyre.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak se i kanë kanosur dy zyrtarë policor dhe penguar në kryerje të detyrës zyrtare. Të dyshuarit derisa kishin qenë me veturë në lëvize ishin ndaluar nga njësit policor njëri prej tyre ka refuzuar ti jap dokumentet kurse tjetri ka penguar arrestimin e tij”.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se një prej policëve ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spital për tretman mjekësor.
“Gjatë futjes nën kontroll njëri prej policëve ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor, gjithashtu tretman mjekësor kanë marrë edhe dy të dyshuarit të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.