Dy persona të armatosur grabisin një barnatore në Mitrovicë, policia jep detaje

27 dhjetor 2021 | 20:46

Dy persona kanë grabitur një barnatore nën kërcënimin e armës në Mitrovicën jugore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 18:30 në rrugën “Nexhip Draga”.

“Sonte, rreth orës 18:30 është raportuar për një rast grabitje i ndodhur në rrugën “ Nexhip Draga”  në Mitrovicën e Jugut, saktësisht në një barnatore. Njësite përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, bazuar në të dhënat e para dyshimet jan ngritur se grabitja është kryer prej dy personave, të cilët nën kërcënimin e armës, kanë grabitur një shumë parash, nga punëtorja e barnatores dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Zahiti për “lajmi.net”.

Ai ka bërë të ditur se lidhur me rastin policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr veprime të nevojshme policore me qëllim të zbardhjes së rastit si dhe identifikimit të personave të dyshuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti i energjetikës Lulzim Syla deklaroi se në ngritjen e…