Dy persona tentuan t’i vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari”, reagon komuna e Prishtinës

04 maj 2024 | 14:05

Të premtën në mbrëmje dy persona kanë tentuar t’i vënë zjarr shkollës “Meto Bajraktari”.

Komuna e Prishtinës, ka dënuar këtë akt dhe ka kërkuar që organet e rendit të gjejnë të dyshuarit dhe të njëjtit të dërgohen para organeve gjyqësore.

“Mbrëmë në Shkollën “Meto Bajraktari” dy persona kanë tentuar t’i vënë zjarr objektit përmes hedhjes së lëndëve djegëse. Paraprakisht ishin thyer edhe dritaret e shkollës duke dëmtuar kësisoji pronën publike. E dënojmë ashpër këtë akt vandal dhe kërkojmë nga organet e rendit që të gjejnë kryesit e kësaj vepre dhe që ata të marrin dënimin e merituar nga organet e sistemit gjyqësor. Motivet e këtij akti duhet të zbulohen”, thuhet në reagim.

Drejtoria e Arsimit është në kontakt me Policinë e Kosovës, e cila është angazhuar për identifikimin e këtyre personave dhe do të na njoftojë së shpejti me rezultatet e hetimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
4 Maj njihet si Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve, e cila…