Dy persona u vranë të hënën në Zvicër
12 dhjetor 2023
| 08:45
Dy persona janë vrarë të hënën në Zvicër.
Ngjarja tragjike ndodhi në Sion, kryeqytet i Kantonit të Valaisit.
Siç raporton gazeta zvicerane Blick.ch, i dyshuari Raphael B kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të disa personave, ku të vdekur mbetën një burrë 49-vjeçar dhe një grua e moshës 34-vjeçare, e cila u gjet në një parking.
Si rezultat i këtij incidenti ka pasur edhe të plagosur.
I dyshuari fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes, por është kapur nga policia pasditen e së hënës në rajonin e “St Leonard”.
Mbi 120 policë ishin të angazhuar në operacionin për kapjen e 36 vjeçarit.
Prokuroria ka nisur një hetim lidhur me rastin.
Policia ende s’ka bërë me dije motivet e krimit.
Por, autori thuhet se i ka njohur viktimat.