Dy persona vdesin në një aksident me mjet bujqësor në Shqipëri
10 prill 2024
| 18:06
Dy persona kanë humbur jetën pasi një traktor është rrokullisur të mërkurën rreth orës 14:05 në Fushë Kuqe në Shqipëri.
Sipas Policisë së Shtetit, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, mjeti bujqësor, me drejtues shtetasin Ismajl Ismaili, rreth 60 vjeç, banues në Fushë Kuqe dhe pasagjerë shtetasin Gjin Muhaj, rreth 21 vjeç, banues në Rrëshen, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal./Rtsh/