Dy pikë të reja për Kastriotin

09 nëntor 2023 | 10:46

Kastrioti i Ferizajt ka shtuar dy pikë të reja.

Të mërkurën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti e mposhti bindshëm Vëllaznimin e Gjakovës. Ndeshja ishte e mbetur e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Kastrioti fitoi me rezultatin 51:36. Që në pjesën e parë ferizajasit krijuan epërsi prej dhjetë golash duke i dhënë fund çështjes së fituesit. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 27:16.

Beni Sula ishte më efikasi te Kastrioti me 8 gola. Nga 7 i kishin Agon Bytyqi, Besnik Bytyqi dhe Rinor Selmani.

Te Vëllaznimi 14 gola i shënoi Ardi Halili. 6 i kishte Egzon Lluka. Kastrioti tani i ka tetë pikë. Vëllaznimi mbetet me dy pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ortopedi Enver Beqiri është emëruar si zëvendësues i drejtorit ekzekutiv…