Dy pjesëtarë të FSK-së dalin pozitivë me koronavirus
17 qershor 2020
| 13:39
Dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë dalë pozitivë me koronavirus.
Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Mbrotjes, Ibrahim Shala.
Shala ka thënë se ata janë duke u trajtuar dhe janë në vetizolim.
Ai ka theksuar se deri më tani janë nëntë pjesëtarë që kanë dalë pozitivë me Covid-19.
“Që nga fillimi i pandemisë COVID -19, në FSK kanë qenë nëntë raste pozitive, shtatë nga ata janë të shëruar plotësisht dhe dy raste të reja janë duke u trajtuar në vetë izolim”, ka thënë Shala.