
Dy pjesëtarë të FSK-së ndalohen në Jarinje nga policia serbe
19 tetor 2019
| 22:37
Dy pjesëtarët Forcës së Sigurisë së Kosovës janë ndaluar nga policia serbë në kufirin Kosovë Serbi, skatësisht në Jarinje.
Të dy ushtarët, burrë e grua, kanë nacionalitet serb nga Zubin Potoku.
Lajmin për “Express”, e ka konfirmuar zëdhënësi i FSK’së, Ibrahim Shala.
“Është e vërtetë se ushtarët e FSK’së janë ndaluar në kufirin Kosovë-Serbi, e më pas janë liruar”, ka konfirmuar Shala.
Sipas Shalës, pjesëtarët e FSK’së janë ndaluar për pak kohë e më pas kanë vazhduar rrugën pa ndonjë incident.
“Ushtarët e FSK’së janë ndaluar nga policia serbe, por janë liruar menjëherë pas pak kohe dhe kanë vazhduar rrugën pa ndonjë incident tjetër”, ka thënë Shala.