Dy plumba në qafë dhe brinjë gazetarit të njohur grek
27 korrik 2020
| 10:05
Një sulm me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi. Mediat fqinje raportojnë se persona ende të paidentifikuar i kishin zënë pritë jashtë shtëpisë së tij, gazetarit dhe publicistit të njohur grek, Stefanos Chios.
Ai është qëlluar me dy plumba në qafë dhe brinjë rreth orës 2 të mëngjesit, teksa kthehej në banesë, ndërsa dy plumba të tjerë kanë goditur në makinën e tij.
Autori i krimit arriti të shpëtojë me ndihmën e bashkëpunëtorit të tij, bazuar në informacionet e para të mediave greke.
Stefanos Chios u paraqit në spital në orën 3 të mëngjesit. Gjendja e tij shëndetësore karakterizohet si serioze, por nën kontroll. Hetimi i çështjes u ndërmor nga Departamenti i Krimeve Kundër Jetës në Sigurinë e Atikës.