Dy poetë shqiptarë në antologjine universale të poezisë
Dy poetë shqiptarë në antologjine universale të poezisë, Jeton Kelmendi dhe Visar Zhitia, kanë bërë të ditur se sapo , ka mbërritur antologjia në Prishtinë.
“Gjithsesi është arritje e letrave shqipe, gëzim për poezinë që na bashkon me botën”, ka deklaruar Kelmemdi.
U botua në Kinë, në gjuhën angleze, e përgatitën njohës të poezisë botërore, rumuni Ion Deaconescu dhe kinezi Zhao Lihong, mbi 800 faqe, botim luksoz i “grinta”-s, me poetë të shquar nga të gjithë kontinentet, fillon me Adonis, aty janë nobelistë si Wole Soyinka, Tomas Teanströmer, ka poetë si Yevgeny Yevtushenko, etj, nga Kosova është zgjedhur Jeton Kelmendi dhe mbyllet me Visar Zhitin, me 8 poezi të tij. Nga secili poet, njëra nga poezitë është faksimile, me shkrimin e tij të dorës.