Dy policët e suspenduar në Suharekë janë ish-ushtarë të UÇK-së, ky është reagimi i tyre
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin nga puna të dy zyrtarëve policorë. Kjo pasi ata dyshohen të kenë tejkaluar autorizimet policore gjatë përdorimit të forcës.
Ky vendim i IPK-së ka ardhur pas informacionit të marrë nga Policia e Kosovës në Suharekë. Dy policët paraprakisht kishin intervenuar ne një incident.
“Pas konsultimeve fillestare me prokurorin kompetent, hetuesit e IPK-së janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore dhe duke dalë në vendin e ngjarjes. Përderisa hetimi është duke vazhduar ndaj dy zyrtarëve policorë, IPK bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tyre me dyshimin për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forces”, thuhet në njoftim e IPK-së.
Dy ish- ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani policë Blerim Kuqi dhe Flurim Pirku, pas vendimit të IPK-së kanë dalë me një reagim të përbashkët, ku kanë thënë: “Mund të lodhesh nga çdo gjë, me përjashtim të punës”.