DY POLITIKANË

23 tetor 2019 | 15:34

AMBROSE BIERCE

DY POLITIKANË

Tregim i shkurtër

Dy politikanë shkëmbenin ide rreth një çmimi që ndahej nga shërbimi publik.

“Çmimi më i adhuruar është respekti i qytetarëve të mi”, tha politikani i parë.

“Kjo, pa dyshim, do të ishte diçka shumë e bukur. Fatkeqësisht, para se ta marrësh këtë çmim, duhet të tërhiqesh nga politika”, tha politikani tjetër.

Ata u shikuan në sy, butësisht dhe heshtazi. Pastaj politikani i parë mërmëriti: “Le të bëhet si do Zoti! Nëse nuk mund të shpresojmë për çmimin, së paku të jemi të lumtur me këtë që kemi”.

Duke ngritur duart e djathta lart u betuan se do të jenë të lumtur me pasurinë popullore.

(Përktheu: Salajdin Salihu)

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona mund të bëjë një tjetër goditje nga Ajaxi. Me…