Dy politikanë vendosin që mosmarrëveshjet “t’i zgjidhin në një ring boksi”
Dy politikanë brazilianë vendosën që një mosmarrëveshje mbi një projekt të parkut ujor lokal ta “zgjidhnin” me grushte gjatë fundjavës.
Kështu, sipas raportimeve të shumta, përcjell Telegrafi, morën pjesë në një luftë të arteve marciale.
Siç bëhet e ditur, në shtator, ish-këshilltari Erineu da Silva, 45 vjeç, sfidoi publikisht Simão Peixoto, kryebashkiak konservator 39-vjeçar i qytetit Amazonian të Borba, për një përplasje.
Dy burrat ishin grindur që kur Silva e kishte quajtur Peixoto një “mashtrues” mbi akuzat se ai nuk kishte arritur të ruante një park ujor pranë lumit Madeira, i cili kalon nëpër Borba, sipas The Guardian.
Peixoto përfundimisht e pranoi sfidën, por tha se ai do të luftonte vetëm në një ndeshje të duhur sepse ai “nuk ishte një luftëtar rruge”.
“Unë nuk jam një luftëtar rrugësh… unë jam kryetari i bashkisë”, tha politikani në faqen e tij në Facebook muajin e kaluar. “[Por] nëse ai vërtet dëshiron të luftojë… ne jemi gati të luftojmë… unë kam qenë gjithmonë një fitues”.
Të dy burrat u vendosën përfundimisht në një garë MMA, me përleshjen që u zhvillua si pjesë e një ngjarjeje në gjimnazin e një shkolle lokale.