Dy portierë prezantohen te Dukagjini
31 janar 2019
| 15:37
KF Dukagjini nga Klina në rrugëtimin drejt inkuadrimit në IPKO Superligën e Kosovës në futboll ka prezantuar edhe dy përforcimet e reja.
Bëhet fjalë për portierët: Enis Manxholli (KF Besa) dhe Dardan Podrimaj (KF Istogu).
“Portieri mitrovicas Manxholli edhe zyrtarisht ‘blindon’ portën tonë. Ai para dy vite u shpall kampion me Trepçën ’89, kishte debutuar edhe në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve. Portieri Dardan Podrimaj është bashkuar me klubin tonë, ai vjen nga klubi i vendlindjes ku edhe është zhvilluar si portier dhe sezonin vjeshtor tregoj cilësitë e tij”, thuhet në njoftimin e KF Dukagjini.
/Epoka e re/