Dy projekte të reja infrastrukturore për Istogun, Abrashi e Rugova memorandum bashkëpunimi

02 shkurt 2021 | 13:04

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar memorandum me kryetarin e Komunës së Istogut, Haki Rugova për financimin e disa projekteve infrastrukturore në këtë komunë. Abrashi ka thënë se në Komunën e Istogut, Ministria e Infrastrukturës do të investojë në dy projekte infrastrukturore, në vlerë prej gjysmë milioni euro, që do të shërbejnë në kompletimin e infrastrukturës së kësaj komune.

Rregullimi i rrugës në qendër – Gurrakoc, vlera 207 mijë euro dhe ndërtimi i infrastrukturës rrugore te burimi i Istogut, në vlerë prej 290 mijë euro, janë dy projekte që do të realizohen në Istog. Ministria e Infrastrukturës ka paraparë në të gjitha komunat projekte të reja për vitin 2021.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Nura, me banim në Fushë Kosovë, ka nevojë për…