Dy projektligje nga Komisioni për Integrim Evropian i shkojnë Kuvendit
04 korrik 2024
| 13:34
Komisioni për Integrim Evropian, kryesuar nga Rrezarta Krasniqi, kryetare e këtij komisioni, mbajti të enjten mbledhjen e radhës, në të cilën u shqyrtuan dhe u përkrahën po ashtu dy projektligje.
Projektligjet e miratuar me këtë rast, janë shqyrtuar nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, dhe ato janë: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, si dhe Projektligji për mbrojtjen e konsumatorit.