Dy protestues në Hong Kong, në gjendje kritike
Dy protestues janë në gjendje kritike pas një dite tjetër të protestave të dhunshme në Hong Kong.
Njëri nga ta është plagosur mëngjesin e së hënës pasi ishte qëlluar në një distancë të afërt nga një oficer policie.
Ai është personi i tretë që qëllohet nga policia prejse kanë nisur protestat 24 javë më parë.
Po ashtu të hënën, një mbështetës i Kinës është vetëdjegur pasi argumentoi me protestuesit, të cilët kërkojnë më shumë demokraci dhe përgjegjësi nga policia në Hong Kong.
Udhëheqësja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, i ka paralajmëruar protestuesit se nuk do të kenë sukses me kërkesat e tyre.
“Ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të gjetur mënyra dhe mjete që mund t’i japin fund dhunës në Hong Kong sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë ajo.
Protestat në Hong Kong kanë nisur në muajin qershor, fillimisht kundër një ligji për ekstradimin, e cili më pas është tërhequr.
Protestat më pas janë zgjeruar në fushatë kundër Kinës, pasi, sipas protestuesve, Pekini po e rrit gjithnjë e më shumë ndërhyrjen në autonominë e Hong Kongut.
Hong Kongu është pjesë e Kinës që nga viti 1997, por ka organizimin e vet të ligjit dhe qeverisjes, i njohur si “një shtet, dy sisteme”. /Rel/