Dy punëtorë lëndohen në vendin e punës, arrestohet i dyshuari në Prizren

18 korrik 2023 | 10:42

Në rrugën “Transiti i Vjetër”, Prizren, në rrethana të panjohura dy punëtorë kanë pësuar lëndime trupore në vendin e tyre të punës, ku njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa tjetri është liruar pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Policia bën të ditur se pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar një person i…