Dy qendra të mjekësisë familjare në kryeqytet pajisen me shtretër për pacientë
19 nëntor 2019
| 12:31
Komuna e Prishtinë ka bërë me dije se dy qendra të mjekësisë familjare në kryeqytet janë pajisur me shtretër të rinj për pacientë.
Kjo komunë ka theksuar se investimet në infrastrukturën shëndetësore do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
“Investimi për përmirësimin e vazhdueshëm, në infrastrukturë dhe rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve shëndetësore është i rëndësishëm. Qendrat e Mjekësisë Familjare numër 2 dhe 4 janë pajisur me shtretër të rinj për pacientë, për të vazhduar edhe me Qendrat e tjera në kryeqytet”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga kryetari Shpend Ahmeti.
/Epoka e re/