Dy qytetarë serbë gjenden të vdekur në Obiliq
08 janar 2018
| 23:57
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para dy ore në fshatin Babimost të Obiliqit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45, ku në një shtëpi është gjetur trupi i një mashkulli dhe një femre të nacionalitetit serb.
Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë së Kosovës ka konfirmuar rastin për ku ka sqaruar se njësitet janë duke u marrë me rastin.
“Me date 08.01.2018 rreth ores 20:45 ne fsh. Babimovc-Obiliq ne nje shtepi jane gjetur dy persona (nje mashkull dhe nje femer) te nacionalitetit serb, te vdekur.
Ekipi mjekesor ne vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimave, ndërsa njësitet policore janë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin”, deklaroi ajo.