Dy raste me Covid-19 në skuadrën e Atleticos
10 gusht 2020
| 12:45
Tronditet Atletico Madrid. Pjesëtarët e klubit spanjoll i janë nënshtruar tamponëve dhe dy lojtarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Emrat e tyre nuk zbulohen, teksa kanë nisur menjëherë karantinën. Lajmi raportohet nga “Colchoneros” me anë të një postimi në “Twitter”.
Ekipi i Diego Simeones është kualifikuar në çerekfinalet e Champions League. Shorti i vuri përballë gjermanëve të Leipzig, sfidë që është programuar të luhet në datë 13 gusht (21:00).