Dy raste me koronavirus në klubin e Fenerbahçes
25 mars 2020
| 15:16
Një bashkëlojtar i Vedat Muriqit është konfirmuar si pozitiv me koronavirus.
Me anë të një postimi, Fenerbahçe ka konfirmuar lajmin e infektimit të lojtarit të tyre me këtë pandemi. Megjithatë, skuadra nuk ka dhënë emrat e të infektuarve dhe nuk dihet kush është futbollisti me koronavirus.
“Lojtarët, stafi teknik dhe stafi administrativ i ekipit tonë të futbollit A kanë kaluar testin e koronavirusit në Samandıra Can Bartu Facilities. Në këto ekzaminime është gjetur koronavirus (COVID-19) te një futbollist dhe të një anëtar i stafit teknik”, thuhet në njoftimin e klubit.