
Dy raste pozitive me Covid-19 në Premier Ligë
23 maj 2020
| 23:47
Premierliga po vazhdon të tronditet nga testet për Covid-19.
Premierliga po kryen testimet sipas protokollit, në kuadër të planeve për rikthimin në fushat e blerta.Raportimet e fundit nga mediet britanike bëjnë të ditur se në Premierligë janë dy raste pozitive me Covid-19.
Këto rezultate janë pas raundit të dytë të testimeve. Dy rastet në fjalë janë nga dy skuadra të ndryshmeNë total, 996 persona janë testuar, përfshirë lojtarë dhe staf.