Dy raste pozitive me Covid-19 te Valencia
11 gusht 2020
| 16:07
Raste të reja me koronavirus në klubet spanjolle. Valencia ka njoftuar se dy individë kanë rezultuar pozitivë në testimin për këtë virus.
Ditë më parë Atletico Madridi njoftoi për dy raste me COVID-19, ndërsa tash e njëjta gjë u ka ndodhur edhe Los Che. Klubi spanjoll ka bërë të ditur se dy të infektuarit janë të izoluar në shtëpitë e tyre, ndërsa tash për tash nuk është bërë i ditur identiteti.
Valencia nuk është më pjesë e garave evropiane këtë sezon, pasi që ishte eliminuar nga Atalanta në Ligën e Kampionëve. Nga ana tjetër, Atletico mësoi se Angel Correa dhe Sime Vrsaljko janë infektuar me koronavirus, vetë disa ditë para ndeshjes çerekfinale ndaj RB Leipzig.