Dy raste të dhunës në familje në Pejë brenda 24 orëve

08 shkurt 2020 | 12:20

Në Pejë janë raportuar dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit.

Një person mashkull ka raportuar në polici se ishte keqtrajtuar fizikisht nga vëllau i tij.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“ Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se ishte keqtrajtuar fizikisht nga i dyshuari (vëllai i tij).Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari  dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa, një rast tjetër edhe më i rëndë ka ndodhur përsëri në Pejë ku një person ka sulmuar prindërit e tij duke iu shkaktuar lëndime trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij duke iu shkaktuar lëndime trupore. Viktima (babai i tij) ka marrë tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.”, sqaron Policia. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka thirrur më 16…