Dy raste të dhunimeve për 24 orë në Kosovë
Dy raste dhunimi janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Dy gra një në Prishtinë e një në Fushë Kosovë kanë raportuar se u dhunuan.
Në Fushë Kosovë rasti dyshohet të këtë ndodhur ditën e martë, dhe i dyshuari sipas raportit pas arrestimit është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë / 18.08.2024 – 20:30. Më 20.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Rasti në Prishtinë sipas raportit ka ndodhur të shtunën ndërsa është raportuar të martën. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Prishtinë / 17-18.08.2024 – 21:00-00:00. Më 20.08.2024 viktima kosovare ka njoftuar se është dhunuar nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.