Dy raste të rënda të dhunës ndaj grave
Reagim i KMLDNj-së
Kohë më parë, një burrë në Graçanicë dhunoi bruralisht gruan e tij e cila nuk mundi t’i bëjë ballë dhunës duke ndërruar jetë. Raporti i policisë së Kosovës thotë se burri dhunues kur e privoi nga jeta dhunshëm gruan, ishte i dehur. Duket se ky nuk ishte rasti i parë që burri përdori forcë fizike dhe psikike ndaj gruas mirëpo KNDLNj-së nuk ka të dhëna nëse ndaj burrit ishin ndërmarrë masa parandaluese apo ligjore për dhunën e ushtruar në familje. Viktima femër ishte e nacionalitetit serb sikur që ishte edhe dhunuesi. Para dy ditëve në fshatin Bresje, Fushë Kosovë, A. K. plagosi gruan e tij e që nuk ishte rasti i parë që kishte ushtruar dhunë.
A. K. ishte recidivist i shumëfishtë dhe i ndaluar nga policia për dhunë në familje. Dy ditë para ditës kritike atij i ishte ngritur aktakuza për dhunë në familje por se kjo nuk i pengoi ta plagosë gruan.
KMDLNj-së gjykon ashpër dukurinë e dhunës në familje dhe dhunën ndaj femrës që ka marrë përmasa shqetësuese. Rasti i Graçanicës duhet të hetohet nëse janë marrë masa mbrojtëse për viktimën dhe pas kësaj, në përputhje me përgjegjësinë e dëshmuar duhen të merren masa që parashihen me ligjet në fuqi. Në rastin e Bresjes qartazi bëhet fjalë për dështim të institucioneve për të parandaluar krimin aq më parë që kemi të bëjmë me një recidivist të shumfishtë prandaj, me një koordinim të institucioneve përkatëse rasti mund të evitohej.
Në zinxhirin e hallkave të përgjegjësisë për dhunë në familje dhe dhunë kundër femrave, sipas KMDLNj-së, hallka e parë dhe kryesorja janë qendrat për punë sociale prandaj hetimi duhet të bëhet aty.
KMDLNj-së, gjithashtu beson se shumë raste të dhunës në familjes dhe dhunës kundër femrës, për arsye objektive apo subjektive nuk raportohen prandaj botërisht inkurajon viktimat që t’i raportojnë rastet në mënyrë që mbrojtja të jetë më e zbatueshme dhe më efikase. Edhe hallkat elektronike duhet të vendosen së më parë, si mjet dhe mundësi për parandalim të dhunës në familje dhe dhunës ndaj femrave.