Dy raste të vdekjes dhe 23 raste të reja me Covid në Kosovë

03 tetor 2021 | 15:33

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 2.967 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar edhe dy raste të vdekjes.

Sot janë shëruar edhe 114 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.995

Në total numri i rasteve aktive me Covid është 2.237.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.942 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.375.295 doza të vaksinës.

Deri më sot 565.799 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka…