Dy rastet në Dragash me Covid-19: Një pacient në hemodializë dhe një infermier
26 prill 2020
| 13:29
Dje janë shënuar dy raste me Covid-19 në Komunën e Dragashit.
Bëhet fjalë për një pacient me hemodializë, që shërbimin e kishte marr në Spitalin e Prizrenit.
I prekuri tjetër me koronavirus është një infermier nga kjo komunë që punon në hemodializë.
Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar drejtori i Spitalit Rajonal të Prizrenit, Afrim Avdaj.
Ai ka thënë se edhe gjashtë pacientët tjerë me hemodializë janë në vet-izolim në Repartin e Infektives në Spitalin e Prizrenit. Atyre do të ju merren mostrat për testim.