Dy reparte të kirurgjisë në Mitrovicë hyjnë në grevë
01 shkurt 2018
| 12:42
Kirurgu i përgjithshëm abdominal në spitalin e Mitrovicës, Arben Haliti, ka bërë me dije se ka hyrë në grevë.
Haliti ka thënë se po i bashkohet grevës duke kërkuar nga institucionet rritjen e pagave dhe shtimin e dinjitetit te kirurgeve.
Grevistët kanë bërë me dije se nuk do të ndalojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Në grevë janë Kirurgjia e përgjithshme dhe abdominale në spitalin e Mitrovicës.
Më herët drejtori mjekësor në këtë spital, Zahir Musa, kishte mohuar nisjen e grevës.