
Dy senatorë amerikanë sot vizitojnë Kosovën
04 shtator 2019
| 10:25
Senatorët amerikanë, republikani Ron Johnson dhe demokrati Chris Murphy do të vizitojnë sot Kosovën.
Në Prishtinë ata do të takohen me të gjithë udhëheqësit politikë, presidentin Thaçi, dhe pjesëtarët e shoqërisë civile për të diskutuar lidhur me procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbi.
Të martën për vizitë në vendin tonë ishte deputeti gjerman i CDU-së, Peter Beyer i cili u takua me kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.