Dy serbë të Bosnjës tregojnë se pse po luftojnë në krah të rusëve në Ukrainë
Dy burra nga Republika Srpska, të cilët aktualisht ndodhen në Ukrainë dhe luftojnë në anën e rusëve, kanë regjistruar një video dhe e kanë publikuar në rrjetet sociale. Ata tregojnë se pse ndodhen në Ukrainë.
I pari deklaroi se është nga Banja Luka dhe se ka ardhur në Ukrainë në muajin dhjetor. Ai tregon se ka luftuar në Adevca dhe shumë vende të tjera, aq shpesh sa nuk i kujton të gjitha.
“Ne po lëvizim, ka aksione të mira, po fitojmë. Kryesisht gjithçka është e ngadaltë, por ne po punojmë taktikisht dhe me trurin tonë”, tha i paidentifikuari.
Ai thotë se nuk ka pasur përvojë të mëparshme ushtarake, por se gjithçka i kanë mësuar në Ukrainë.
“Miqtë në Banja Luka janë të lumtur që jam këtu, më thonë kujdesu për ta sepse janë vëllezërit tanë. Na duhen edhe neve. Ne nuk kemi ardhur për para. Ne thjesht duam t’i ndihmojmë njerëzit tanë”, tha ai.
I riu i dytë është nga Trebinja dhe është 21 vjeçar. Ai thotë se ndodhet në njësinë ku komandanti është serb dhe tregon se ku ka qenë. Ai tregon se ka ardhur për shkak të “patriotizmit”.
“Isha në Lisicansk, këmbët m’u ngrinë atje. Ne ishim në gropë për disa ditë se po gjuanin mbi ne, artileria e tyre është e mirë, duhet ta pranoj. Isha në spital për një muaj, isha në gjendje të rëndë. Pas kësaj erdha në Donetsk dhe më pas në Adevca, atje ishte pak e ashpër, por Zoti ju bekoftë, nesër do të shkojmë në një vend të ri”, tha ai.
Mediet kanë raportuar se shumë shtetas serbë luftojnë në radhët e pushtuesve rusë.