Dy serbët e arrestuar në Gjakovë, ja çfarë i thanë gjykatës për punët që bëjnë në Serbi

07 prill 2025 | 17:08

Dy nga katër serbët e arrestuar një ditë më parë nga Policia e Kosovës në Gjakovë para Gjykatës Themelore në Gjakovë kanë treguar se çfarë punojnë në Serbi.

Pavle Kragoviq ka deklaruar para Gjykatës Themelore në Gjakovë se punon si inspektor i policisë në Kragujevc, derisa Milovan Steviq ka thënë se është stomatolog, në akademinë ushtarake të mjekësisë në Beograd.

Në këtë seancë dy të arrestuarit e tjerë, Branko Rakiq dhe Nemanja Vamoviq nuk kanë deklaruar se kanë lidhje me institucionet e sigurisë së Serbisë. Rakiq ka thënë se është teknik i komunikacionit, derisa Vamoviq inxhinier i pylltarisë, raporton “RTK”.

Prokurorja Venera Shala gjatë leximit të kërkesës për paraburgim ka thënë se mjetet e mprehta i mbanin gjatë vizitës së manastireve ortodokse në Republikën e Kosovës. Ajo ka kërkuar masën e paraburgimit pasi rreziku i arratisjes për të pandehurit, sipas saj, lidhet me faktin se të gjithë janë shtetas të Serbisë dhe kjo mund t’i bëjë të paarritshëm nëse ata ikin në territorin e Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së…