Dy sfida interesante në mesjavë
Në mesjavë zhvillohet java e 14-t në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll, apo xhiroja e fundit për stinorin vjeshtor. Drita që nuk ka shënuar asnjë fitore në stinorin vjeshtor, duke regjistruar 13 humbje, do të përballet me Bashkimin, sfidë që zhvillohet në Prizren.
Ndërkohë, basketbollistët e Bashkimit kanë regjistruar shtatë fitore dhe gjashtë humbje. Duel shumë interesant shihet ndërmjet Prizrenit 16 dhe Sigal Prishtinës që, po ashtu, zhvillohet të mërkurën në Prizren. Skuadra prizrenase ka tetë fitore dhe katër humbje, ndërsa ajo prishtinase shtatë fitore dhe gjashtë humbje.
Në takimin e parë ndërmjet tyre në këtë edicion, që u zhvillua në kryeqytet, fituan prizrenasit 100:108. Të enjten Trepça do të sfidohet nga Rahoveci.
Mitrovicasit kanë treguar formë të lartë në këtë edicion me nëntë fitore dhe katër humbje, kurse “vreshtarët” kanë filluar këndelljen pas një nisje jo të mirë dhe kanë tri fitore e nëntë humbje. Për ndeshjen Golden Eagle Ylli – Peja do të regjistrohet rezultati nga Liga Unike.
SUPERLIGA – Java 14
Të mërkurë takohen:
17:00 Drita – Bashkimi
20:00 Prizreni 16 – Sigal Prishtina
Të enjten takohen:
19:00 Trepça – Rahoveci
Golden Eagle Ylli – Peja (Rezultati nga Liga Unike)