Dy shkencëtarë amerikanë fitojnë Nobelin për Mjekësi

04 tetor 2021 | 13:13

Dy shkencëtarë amerikanë që zbuluan sesi trupi i njeriut ndjen ngrohtësinë e Diellit ose përqafimin e një personi të dashur kanë fituar Çmimin Nobel.

David Julius dhe Ardem Patapoutian do të ndajnë çmimin e këtij viti në Mjekësi “për zbulimet e receptorëve për temperaturën dhe prekjen”, ka njoftuar të hënën Komiteti i Nobelit.

“Në jetën tonë të përditshme ne i marrim këto ndjesi si të mirëqena, por si fillojnë impulset nervore në atë mënyrë që temperatura dhe presioni të mund të perceptohen? Kësaj pyetjeje i janë përgjigjur laureatët e këtij viti të Çmimit Nobel”, ka njoftuar Komiteti i Nobelit.

Julius, profesor në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko, dhe Patapoutian, profesor në Institutin e Kërkimeve Scripps në Kaliforni, do të marrin një medalje ari dhe do të ndajnë më shumë se 1.1 milion dollarë.

Ndarja e Nobelit nis çdo vit me çmimin për Mjekësi.

Çmimet për Fizikë, Kimi, Letërsi, Paqe dhe Ekonomi do të ndahen gjatë ditëve në vazhdim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jurgen Klopp  ka lartësuar golin magjik të Mohamed Salahu kundër…