Dy shkencëtare fitojnë Çmimin Nobel për Kimi
Shkencëtarja franceze, Emmanuelle Charpentier, dhe studiuesja amerikane, Jennifer A. Doudna, fituan Çmimin Nobel në Kimi, për zhvillimin e një metode të rregullimit të gjenomit, të njohur si CRISPR.
Fitueset u shpallën të mërkurën në Stokholm nga Goran Hansson, sekretar i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore të Shkencave në Suedi.
Zbulimi është domethënës, tha akademia.
Përdorimi i rregullimit gjenetik CRISPR/Cas9 lejon mundësinë e ndryshimit të “kodit të jetës gjatë disa javësh”, shtoi ajo.
Çmimi Nobel vjen me një medalje të artë dhe një shpërblim prej 1 1 milion dollarësh.
Çmimi për letërsi do të shpallet më 8 tetor dhe çmimi për paqe më 9 tetor.
Të hënën dhe të martën u ndanë çmimet për mjekësi dhe fizikë.
Çmimi për ekonomi do të mbyllë sezonin e çmimeve Nobel më 12 tetor./rel/