Dy shkolla në Pejë kalojnë në mësim online
Është mbajtur takimi i dytë me radhë i Task Forcës në Komunën e Pejës dhe Drejtori i Arsimit në Pejë raportoj se gjendja momentale në shkolla është relativisht e mirë.
Deri të premten me datë 21 janar 2022, për shkak të rasteve më të theksuara të infektimit të nxënësve dhe mësimdhënësve në këto shkolla, mësimi është zhvilluar me prani fizike në shkolla, kurse nga dita e sotme me datë 24 janar 2022, dy shkolla te mesme te ulëta “Asdreni” dhe “8 Marsi” kalojnë me mësim online, ndërsa shkolla e mesme e ulët “Dardania” kalon në variantin B.
Në shkollat e fshatrave situata është dukshëm më e qetë, kurse në shkollat tjera të qytetit gjendja vazhdon të jetë nën vëzhgim.
Fatmirësisht gjerë me sot ne Komunën e Pejës nuk kemi nxënës apo mësimdhënës të hospitalizuar.
Task forca bënë thirrje që gjithnjë të zbatohen masat konformë gjendjes e cila mbizotëron në teren, si dhe apelon për vaksinim për nxënësit e moshave të parapara sipas IKSHPK-së.