Dy shkolla në Vushtrri, për shkak të rasteve me Covid, kalojnë në mësimin online
20 tetor 2020
| 14:16
Shkolla Fillore “Ali Kelmendi” dhe SHFMU “Andon Zako Çajupi” në Vushtrri si shkak i rasteve të infektimit me Covid-19, nga dje kanë kaluar nga skenari A në skenarin C (mësim online) për dy javë.
Lajmi është bërë me dije përmes njoftimit të këtyre shkollave në faqet e tyre “Facebook”.
SHFMU “Andon Zako Çajupi” ka njoftuar se kanë të konfirmuar nëntë raste me Covid-19, raporton “Epoka e re”.
Të dy këto shkolla janë mbyllur duke marrë për bazë rekomandimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë.