Dy shkolla profesionale në Skenderaj pajisen me makina për qepje

06 nëntor 2024 | 15:44

Në kuadër të projektit “Reload 2”, i financuar nga UNDP-ja dhe Komuna e Skenderajt, dy shkollat e mesme të qytetit Qendra e Kompetencës dhe Institucioni për Arsim dhe Aftësim Profesional “Anton Çetta”, janë pajisur me nga 6 makina për qepje, përfshirë elementet përcjellëse, të cilat do të shërbejnë për punën praktike në profilet e dizajnit.

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm, Besarta Meha – Ademi, është shprehur e lumtur që nëpërmjet projektit të përbashkët mes Komunës dhe UNDP-së, po ndihmohen institucionet arsimore, për punën e tyre praktike.

Ky është projekti i radhës përmes së cilit po përfitojnë jo vetëm shkollat e komunës sonë, por edhe komuniteti sportiv, respektivisht Klubi i Volejbollit Skenderaj (F) i cili ka përmirësuar kushtet e aktivitetit sportiv. Ky projekt është implemetuar nga OJQ “Iniciative Qytetare Skenderaj”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, duke uruar…