Dy shpërthime me bomba pranë stacionit të autobusëve në Jerusalem

23 nëntor 2022 | 08:26

Dy shpërthime të fuqishme janë raportuar në afërsi të një stacioni autobusësh në Jerusalem.

Mediet vendase bëjnë fjalë për dy bomba që kanë shpërthyer njëra pas tjetrës, e për pasojë janë plagosur nëntë persona.

Sipas informacioneve të transmetuara nga radioja e ushtrisë izraelite, bëhet fjalë për sulme bombarduese palestineze.

Lajmi është konfirmuar nga policia izraelite.

Shpërthimet pasojnë disa muaj tensionesh në Bregun Perëndimor territor palestinez i mbajtur nga Izraeli që nga viti 1967, ku ushtria izraelite ka rritur operacionet pas një serie sulmesh vdekjeprurëse anti-izraelite në mars dhe prill.

Që atëherë, ajo ka nisur mbi 2,000 bastisje në Bregun Perëndimor, veçanërisht në sektorët Jenin dhe Nablus.

Bastisjet e saj, gjatë të cilave shpesh shpërthejnë përleshje me popullsinë palestineze, kanë marrë jetën e mbi 125 personave në anën palestineze.

Sipas OKB-së, ky është numri më i madh i viktimave në Bregun Perëndimor në rreth shtatë vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë muajve të fundit, pothuajse çdo ditë dëgjojmë se si…