Dy shqiptarë i vënë flakën kampit të azilit në Gjermani, kjo është arsyeja
Dy të rinj shqiptarë të moshave 19 dhe 24 vjeç, i kanë vendosur flakën kampit të azilit ku edhe po qëndronin në Gjermani. Akti i ‘çmendur’ i shqiptarëve është bërë pasi të dyve u është refuzuar qëndrimi nga autoritetet përkatëse.
Prokuroria në Gjermani ka ngritur akuza të rënda për dy të rinjtë shqiptarë. Sipas gazetës gjermane Express, ata rrezikojnë deri në 15 vite burg për veprimin e kryer. Shqiptarët nga autoritetet gjermane akuzohen për zjarrvënie.
Të rinjtë pasi i kishin vënë flakën azilit kishin regjistruar veten dhe kishin publikuar videon tek faqja e Instagramit “JOQ”.
Madje për ta bërë edhe më shumë virale, krahas videos që kishin regjistruar të rinjtë shqiptarë shkruanin: Ku ka shqiptarë ka zjarr! Deri më tani nuk raportohet për të lënduar nga zjarri që ndezën dy të rinjtë.