Dy shqiptarë kapen me 128 kg kanabis në Greqi

15 korrik 2022 | 08:04

Autoritetet greke njoftuan se kanë sekuestruar një sasi prej 128 kilogramësh kanabis në aksin që lidh Janinën me Athinën, në vendin e quajtur Komboti, 15 km larg qytetit të Artës.

Sipas policisë greke, lënda narkotike kishte destinacion Athinën dhe ishte ngarkuar brenda territorit grek, në zonën paranë kufirit mes dy vendeve.

Në pranga kanë rënë dy shtetas shqiptarë, emrat e të cilëve nuk janë publikuar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe makina e markës Saab me targa shqiptare.

Njërit prej dy të arrestuarve iu gjet edhe një kartë identiteti greke e falsifikuar, ndërsa prej verifikimeve të shenjave të gishtërinjve të tij u gjet se autorit i ishte ndaluar të hyjë në Greqi për pesë vjet pasi ishte akuzuar më parë për trafik narkotikësh.

Dy të arrestuarit do të dërgohen për masë sigurie, ndërsa hetimet do të vazhdohen nga Njësiti i Antidrogës së Epirit./T Ch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykatësi i Gjykatës së Apelit, Hashim Çollaku është liruar nga përgjegjësia…