Dy shqiptarë lihen të plagosur në derën e spitalit në Itali, njëri në gjendje kritike për jetën
03 dhjetor 2021
| 22:19
Dy shqiptarë të plagosur janë lënë para derës së spitalit “Careggi” në Firence të Italisë.
Ata janë lënë në derën e spitalit nga një makine, e cila më pas është larguar me shpejtësi.
MediaT italiane shkruajnë se të dy janë të moshës 35 deri në 40 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, shkruan gazeta Demos.
Njëri prej tyre ndodhet në terapi intensive, në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa i plagosuri tjetër ka pësuar fraktura të shumta. Mësohet se ky i fundit është i vetëdijshëm, por nuk ka pranuar të japë informacione mbi atë që ka ndodhur.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.